You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË SPECIALE ME PLUHUR PORTOKALLI PËR LËKURË SUPER RINORE, (EKSKLUZIVE)

MASKË SPECIALE ME PLUHUR PORTOKALLI PËR LËKURË SUPER RINORE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Megjithëse portokallet nuk janë ndër frutat e mia të preferura, i konsumoj vetëm për të marr vlerat ushqyese që ato përmbajnë, sidomos vitaminën C. Në fakt, ndryshe nga të tjerët, në fillim konsumoj lëvoren e tyre, dhe pastaj pjesën e brendshme. Gjithmonë i haja në fshehtësi, se sa herë më shihte mami më qortonte. Ndërsa sot nuk druhem më, pasi studimet më të fundit të specialistëve kanë dëshmuar se lëvorja e portokalleve është më e shëndetshme se sa zemra e tyre.

A e dini se lëvorja e portokallit:

Mbron lëkurën nga radikalet e lira…

Ndihmon në rigjenerimin e qelizave të dëmtuara dhe parandalon dëmtimet e ADN-së.

Hidraton lëkurat e thata. Kontribuon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës.

Zhdukë stresin oksidativ në qelizat e lëkurës etj., etj.

Mirëpo jo të gjithë e kanë të lehtë t’i kosumojnë, ka shumë njerëz që ndiejnë neveri akoma dhe t’i shikojnë. Për të gjithë ata, sot, kam zgjedhur recetën e mëposhtme, përmes së cilës do të marrin të gjitha vlerat ushqyese, pa u nevojitur t’i konsumojnë, por, thjesht t’i aplikojnë.

Si bëhet kjo?

Merrni lëvoren e portokalleve, pastrojeni mirë me thikë prej indeve të bardha dhe pastaj lajeni me ujë të nxehtë e të sterilizuar. Në vazhdim, vëreni në një tabaka dhe lereni diku në diell për një ose dy ditë, derisa të thahet. Mandej, bëjeni pluhur në makinën grirëse dhe ruajeni në një vazo hermetike.

Përbërësit

2 lugë çaj pluhur portokalli (nga lëvorja)

1 lugë çaj qumësht

1 lugë çaj vaj kokosi

Përgatitja

Në një tas shtoni të gjithë përbërësit e sipërpërmendur duke i përzierë mirë së bashku derisa të krijohet një masë e trashë. Pastaj, aplikojeni në fytyrë dhe qafë, duke bërë masazh të lehtë në formë rrethore për rreth 15 minuta. Në fund, lahuni me ujë të ftohtë dhe fshihuni me peshqir të pastër. Lëkura juaj do të ketë një shkëlqim mahnitës dhe butësi të paparë.albstroka.comPër efekte sa më të mira përsëriteni 1-2 herë në javë./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top