You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË RIPËRTËRITËSE (EKSKLUZIVE)

MASKË RIPËRTËRITËSE (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Në raste festash të gjitha femrat, akoma dhe ato që nuk janë adhuruese të kurave të bukurisë vendosin t’i kushtojnë pak më shumë rëndësi vetes. Rinovojnë garderobën e tyre, ndryshojnë prerjen ose ngjyrën e flokëve si dhe bëjnë maska ripërtëritëse fytyre dhe trupi…

Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e një maskë vërtet mahnitëse. Personalisht, e aplikoj 1 herë në javë dhe jam shumë e kënaqur nga rezultatet. Uroj të ketë po të njëjtin efekt edhe tek ju…

1 lugë gjelle krem qumështi

1 lugë gjelle (e verdhë veze e rrahur)

1 lugë gjelle lëng aloe vera

Vendosni të gjithë përbërësit në një tas dhe përziejini derisa të krijohet një masë e homogjenizuar. Në vazhdim, aplikoni një shtresë të hollë në fytyrë dhe në qafë, lereni të thahet dhe pastaj aplikoni dhe dy shtresa të tjera. Lereni të veprojë për rreth 20 minuta dhe pastaj shplahuni me ujë të bollshëm./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top