You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË PËR LËKURË SA MË TË BUTË E TË LËMUAR (ekskluzive)

MASKË PËR LËKURË SA MË TË BUTË E TË LËMUAR (ekskluzive)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Nga e hëna do të jem në Shqipëri për disa ditë, më konkretisht në Tiranë. Qëllimi i vizitës sime nuk ka të bëjë me pushime, por me botime, ose për të qenë më e saktë, me diskutimet që më duhet të bëj për botimin e një libri. Në raste të tilla, bashkëbisedimet kryhen nga afër dhe jo nga larg, pasi janë çeshtje delikate që kërkojnë kujdes të veçantë. Megjithëse Tirana nuk është krye(qyteti) im i preferuar si destinacion, do mundohem që kësaj radhe ta gjezdis mirë… ku i dihet në fund mund të ndërroj mendje, si thoni ju?!

Nejse, ta lemë Tiranën aty ku është, dhe t’i kthehemi temës që kam zgjedhur për ditën e sotme. Cili është mendimi juaj lidhur me pjeshkët (sigurisht, s’e kam fjalën për nënkuptimin seksual “pjeshkë”)? Pavarësisht përgjigjeve tuaja, shkencërisht është cilësuar si një nga frutat më të mira, për shkak të vlerave të larta ushqyese që ajo përmban.

Maska e mëposhtme (ekskluzive) është hidratuese, qetësuese, zbutëse, antioksidante, antirrudhë dhe e bën lëkurën të butë si mëndafsh. Është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, akoma dhe ato të ndjeshme.

Përbërësit

1 pjeshkë

1 lugë çaj mjaltë

1 lugë çak krem qumështi

1 kapsulë vitaminë E

Përgatitja

Pasi ta keni larë dhe qëruar mirë pjeshkën vendoseni në blender bashkë me përbërësit e tjerë derisa të treten mirë. Në vazhdim, përhapeni (masën kremoze) në lëkurë të pastër, fytyrë, dekolte, duar, akoma dhe në thonj. Lereni të veprojë për rreth 20 minuta dhe pastaj shplahuni me ujë të ftohtë./AlbStroka.com/ Po të doni aplikojeni dy herë në javë.

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top