You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË PËR LËKURË SA MË TË PASTËR, (EKSKLUZIVE)

MASKË PËR LËKURË SA MË TË PASTËR, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

 Kush tha që përdorimi i mjaltit dhe verës kufizohet vetëm në gatim…?! Përdorimi i tyre në kozmetologjinë dermatologjike, po fiton gjithnjë e më shumë terren… Falë veprimeve të tyre të fuqishme, femrave u jepet mundësia të përjetojnë një rini të dytë…

Maska e mëposhtme që kam zgjedhur për ju sot, është shumë efikase dhe cilësore për pastrimin dhe ushqyerjen e thellë të lëkurës… duke e bërë atë të duke më e pastër dhe e shëndetshme…

Përbërësit

1/2 gotë verë të kuqe (preferoni verë të nxjerrë vetë, dhe jo të blerë)

1 lugë çaj mjaltë

Përgatitja

Në një enë shtoni dy përbërësit e mësipërm dhe përziejini mirë së bashku. Në vazhdim, përhapeni në fytyrë (përveç syve) dhe qafë, duke bërë masazh të lehtë për 3-4 minuta. Pastaj lahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni një herë në javë./AlbStroka.com/

*Maska është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës…

Shihemi pas pak…

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top