You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Maskë për flokë të dëmtuar, pa shkëlqim, pa volum

Maskë për flokë të dëmtuar, pa shkëlqim, pa volum

keshilla-nga-lorena-stroka-per-floket-biografia-facebook-wikipedia-albstroka-blog-sekrete-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Receta për flokë ka shumë, por jo të gjitha shërbejnë për të njëjtin lloj floku apo problem. Mos i ngatërroni me njëra-tjetrën, as mos i përdorni njëkohësisht, sepse jo vetëm që nuk do të vëreni përmirësim, por do të rrezikoni të humbisni edhe ato që keni. Për shembull, më ka rastisur të dëgjoj me veshët e mi njërën që thoshte: “Po s’më dha efekt kjo, do provoj atë tjetrën që më tha filania.” A thua se po fliste për flokët e ndonjë kukulle dhe jo të sajat. Nuk bëhet shaka me këto gjëra.

Receta e mëposhtme rekomandohet vetëm për ju që keni flokë të thatë, pa shkëlqim, pa volum e të dëmtuar nga ngjyrimet e herëpashershme apo ekspozimi i zgjatur në diell.

keshilla-nga-lorena-stroka-per-floket-biografia-facebook-wikipedia-albstroka-blog-sekrete-bukuriePërbërësit

3 lugë gjelle vaj arre macadamia

1 lugë kafeje aloe vera

2-3 pika vaj esencial tea tree

2 pika vaj arre kokosi

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku  përbërësit e mësipërm derisa të formohet një masë homogjene, në vijim përhapeni në flokët tuaj duke e lënë të veprojë rreth 1-2 orë. Mandej lajini flokët si zakonisht. Për efekte sa më të mira, përsëriteni një herë në javë/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top