You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË PASTRIMI PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURËS

MASKË PASTRIMI PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURËS

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-maske-pastrimi© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Mos harroni, së paku një herë në javë është mirë të aplikohet një maskë pastrimi për ruajtjen e shëndetit të lëkurës. Ku ka më mirë se sa të përgatitet nga duart tuaja, me produkte të virgjëra të nënës natyrë. E veçanta e kësaj recete është përshtatshmëria dhe efekti që jep në çdo lloj lëkure. Në këtë pikë, ia vlen të përmendet, se mjalti ka një enzimë natyrale, e cila kur përzihet me ujin, mund të krijojë një antiseptik të butë për pastrimin e thellë të lëkurës. Nga ana tjetër, vera përmban polifenole, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, duke e bërë atë më të butë e rrezëllitëse.

Përbërësit

1 filxhan kafeje verë

1 lugë gjelle mjaltë të pastër

Përgatitja

Në një enë të vogël përzieni mirë së bashku dy përbërësit e mësipërm derisa të homogjenizohen plotësisht. Në vijim, aplikojeni në fytyrë dhe qafë, duke bërë masazh të lehtë me lëvizje rrethore. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top