You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË NË KUSHTE SHTËPIE PËR PRAPANICË JOSHËSE, (EKSKLUZIVE)

MASKË NË KUSHTE SHTËPIE PËR PRAPANICË JOSHËSE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Qoftë ju që keni vithe të rrumbullakosura dhe të tonifikuara, qoftë dhe ju që ndodheni në fazën e ndërtimit të fizikut të dëshiruar do t’ju këshilloja të provonit maskën e mëposhtme. Aplikimi dy-tre herë në javë i saj në pjesën e të ndenjurave do të përmirësojë dukshëm pamjen e tyre, duke i bërë më joshëse. Do t’i forcojë, do të zhdukë vijëzimet e mundshme si dhe do të rigjenerojë lëkurën e dëmtuar.

Përbërësit

2 lugë gjelle sheqer kaster (të imët)

2 lugë gjelle mjaltë

1-2 lugë gjelle pluhur kanelle

1 lugë çaj vaj bajame

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku përbërësit e mësipërm. Në vazhdim, përhapeni në pjesën e të pasmeve duke bërë masazh të lehtë për rreth 20 minuta. Pataj shpëlahuni me ujë të vakët e të ftohtë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top