You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË ME VERË PËR HEQJEN E RRUDHAVE

MASKË ME VERË PËR HEQJEN E RRUDHAVE

albstroka-bukuri-lorena-stroka-receta-maska-bukurie-ne-kushte-shtepie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Konsumi i përditshëm i një gote me verë të kuqe, nuk bën mirë vetëm për shëndetin e zemrës, por, dhe për lëkurën. Për shembull, sot, do të mësojmë së bashku sesi të përgatisim një recetë kundër rrudhave me efekte të jashtëzakonshme:

Përbërësit

gjysmë filxhani (kafeje) verë të kuqe, mundësisht të prodhuar vetë, jo nga ato të super-marketeve

gjysmë filxhani (kafeje) kakao

1  e bardhë veze

20 gr çaj të tharë

Përgatitja

Fillimisht, rrihni të bardhën e vezës. Në një tas tjetër, përzieni së bashku verën e kuqe, kakaon dhe çajin. Pastaj, shtoni vezën e rrahur tek tasi me përbërësit e tjerë dhe vazhdoni t’i përzieni mirë dhe shpejt. Mandej, përhapeni në fytyrë dhe qafë duke e lënë të veprojë rreth 20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top