You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË ME PATËLLXHAN PËR LËKURË PA RRUDHA

MASKË ME PATËLLXHAN PËR LËKURË PA RRUDHA

albstroka-receta-bukurie-lorena-stroka-maska-fytyre-trupi-maske-me-patellxhan-per-lekure-pa-rrudha© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Patëllxhanet përdoren kryesisht për prodhimin e produkteve kozmetike për kujdesin e lëkurës. Ndihmojnë në përforcimin e qelizave të lëkurës, duke e mbajtur atë të freskët, të butë, të hidratuar dhe mbi të gjitha pa rrudha.

Çfarë të bëni?

Merrni një patëllxhan, lajeni, qërojeni dhe pastaj bëjeni pure në makinën grirëse. Në vazhdim, hidheni në një tas dhe përziejeni me 1 lugë çaj vaj ulliri, derisa të krijohet një masë homogjene. Mandej, përhapeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës dhe qafës duke e lënë të veprojë rreth 20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të vakët dhe aplikoni në fytyrë dhe qafë 2-3 pika vaj esencial vanilje./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top