You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË ME LULESHTRYDHE PËR LËKURË TË YNDYRSHME

MASKË ME LULESHTRYDHE PËR LËKURË TË YNDYRSHME

Nga Lorena Stroka

Mikesha të dashura më bëhet qejfi që rubrika e bukurisë që kam çelur në faqe ju ka pëlqyer kaq shumë, vizitat tuaja e vërtetojnë më së miri këtë. Për këtë arsye, kësaj rradhe mendova t’ju postoj një recetë tjetër për lëkura të yndyrshme (ia kam rekomanduar dhe motrës sime që ka këtë lloj lëkure). Sado lëkurë të mirë që të kemi vetë, gjithmonë do kemi nevojë për një lloj trajtimi me përbërës natyralë.

Për përgatitjen e maskës do nevojiteni:

1 lugë supe lëngë limoni

2 të bardha veze

3 lugë supe mjaltë

4-5 luleshtrydhe

Pasi të keni bashkuar të gjithë përbërësit e mësipërm dhe të keni krijuar një masë disi të trashë, aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lereni të veprojë për rreth 10 minuta.

P.S: Nga sasia e përbërësve të sipërpërmendur dalin dy maska fytyre, në qoftë se dëshironi ftoni një miken tuaj dhe aplikojeni bashkë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top