You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË ME KAKAO DHE LAJTHI PËR FLOKË SUPER TË BUTA

MASKË ME KAKAO DHE LAJTHI PËR FLOKË SUPER TË BUTA

ALBSTROKA-BLOG-BUKURI-MASKE-ME-KAKAO-PER-FLOKE-SUPER-TE-BUTA-LORENA-STROKA-FOTO-GAZETARE-POETE-PERKTHYESE-ARTIKULLSHKRUESE-SHQIPTARE-LORENA-STROKA-KESHILLA-BUKURIE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Të gjitha llojet e flokëve, qoftë të thata, të ashpra, të yndyrshme, të holla apo të dendura kanë nevojë për maska ushqyese, jepuni, pra, butësinë që u takon dhe mbajini të shëndetshme për sa më shumë kohë përmes recetave natyrale të cilat nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm për lëkurën apo rrënjët e flokëve.

Përbërësit

2 lugë gjelle kakao

pakëz qumësht të ngrohtë (për përzierjen e kakaos)

1 lugë gjelle vaj lajthi

1 lugë gjelle vaj kokosi

5-6 pika vaj vitamine E

Përgatitja

Në një tas përzieni mirës së bashku të gjithë përbërësit e sipërpërmendur derisa të krijohet një masë homogjene. Në vazhdim, aplikojeni në flokë duke e lënë të veprojë rreth 30 minuta. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1 herë në javë./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top