You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË ME EFEKT PASTRUES DHE LËMUES PËR TË GJITHA MOSHAT, (EKSKLUZIVE)

MASKË ME EFEKT PASTRUES DHE LËMUES PËR TË GJITHA MOSHAT, (EKSKLUZIVE)

MASKE-ME-EFEKTE-PASTRUESE-DHE-LEMUESE-ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-RCETA-KESHILLA-SEKRETE-BUKURIE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Këtë fundvit, ndryshe nga herët e tjera, nuk kam bërë asgjë të veçantë në shtëpi. Nuk kam zbukuruar pemë, nuk kam vendosur drita nëpër ballkone, nuk kam ndezur qirinj, me pak fjalë, nuk kam bërë absolutisht asgjë. Nuk kam uruar askënd, dhe nuk i jam përgjigjur asnjë urimi! Më të shumtën e e-maileve nuk i kam hapur fare. Vërejta dhe diçka tjetër, në periudha festash të gjithë shtojnë ndonjë kilogramë, ndërsa unë humbas. Tre funde ndërrova dje, asnjëri prej tyre s’më bënte, Kur u ngjita në peshore, hapa sytë, pashë se kisha shkuar 52 kg! Më mungojnë shumë festimet që bënim kur ishim të vegjël. Dhe nuk e kam fjalën për gatimet, pasi nuk jam tip hamës, por, atmosfera e ngrohtë familjare. Nejse, po e lë me kaq këtë temë, se nëse vazhdoj më tej do rrëzoj dhe psikologjinë tuaj…

Por, akoma dhe në këto shkallëzime psikologjike, nga një gjë nuk heq dorë, nga maskat e bukurisë. Maska e sotme më pëlqen për dy arsye: e para, sepse nuk do shumë kohë të përgatitet, dhe e dyta, sepse është shumë e efektshme megjithëse ka vetëm tre përbërës.

Përbërësit

gjysmë filxhani kafeje me verë të kuqe (fshati)

1 lugë gjelle mjaltë të pastër (pa përzierje)

2 pika vaj bajame

Përgatitja

Në një tas shtoni tre përbërësit e mësipërm dhe përziejini mirë së bashku. Në vazhdim, aplikojeni në fytyrë duke bërë masazh të lehtë për disa minta. Mandej shpëlahuni me ujë të vakët e pastaj të ftohtë. Përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top