You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA QË RRIT VOLUMIN DHE ELASTICITETIN E FIJEVE TË FLOKUT

MASKA QË RRIT VOLUMIN DHE ELASTICITETIN E FIJEVE TË FLOKUT

albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare=perkthyese-facebook© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Bananet nuk janë vetëm të shijshme (për ata që i parapëlqejnë), por, dhe tejet të dobishme për lëkurën dhe flokët tuaj. Ato kanë përmbajtje të lartë kaliumi, hekuri, vitamine B, B6 dhe B12, të cilat ndihmojnë në zbutjen dhe nxitjen e elasticitetit të flokëve, duke parandaluar në këtë mënyrë shfaqjen e majave dyshe dhe këputjen e shpejtë të tyre. Përdorimi i rregullt i kësaj maske, përveç volumit dhe shkëlqimit të padiskutueshëm, do të rrisë lagështinë e flokëve si dhe do të kurojë çdo lloj kruarje të mundshme.

OLYMPUS DIGITAL CAMERAPërbërësit që do të nevojiteni:

1 banane e pjekur mirë

1 filxhan ujë i ngrohtë

2 lugë gjelle kamomil i thatë

1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

1 lugë gjelle mjaltë trumze

Përgatitja

Në një tas përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të formohet një masë homogjene. Në vijim, aplikojeni në flokët tuaja duke e lënë të veprojë për rreth 35 minuta. Pastaj shpëlahuni si gjithmonë. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1 herë në javë./albstroka.com/

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top