You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA QË RIKTHEN ELASTICITETIN E LËKURËS, (EKSKLUZIVE)

MASKA QË RIKTHEN ELASTICITETIN E LËKURËS, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Falë vitaminave dhe mineraleve që përmban, majaja e birrës është bërë një prej aleatëve më të mirë të bukurisë. Vetitë e saj shëruese, ripërtëritëse, qetësuese, antirrudhë, por, dhe anti-acaruese, i kanë dhënë vendin e parë në listën e përbërësve më të mirë për përgatitjen e recetave në kushte shtëpie. Në qoftë se për një arsye apo një tjetër, besoni se keni humbur elasticitetin e lëkurës së fytyrës, do t’ju rekomandoja të përgatisnit maskën e mëposhtme…

Përbërësit

1 lugë çaj maja birre (pluhur)

1 lugë çaj mjaltë të pastër (pa përzierje të tjera)

5-10 pika lëng të freskët portokalli

5 pika lëng të freskët mandarine

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm. Në vazhdim, masën e formuar ngjyrë bezhë aplikojeni në lëkurë të pastër duke e  lënë të veprojë për rreth 20 minuta. Pastaj shpëlahuni me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira përsëriteni 1 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top