You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA QË LUFTON VARJEN E LËKURËS SË BARKUT

MASKA QË LUFTON VARJEN E LËKURËS SË BARKUT

albstroka-blog-maske-kunder-varjes-se-lekures-receta-keshilla-sekrete-bukurie-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kur jemi të veshura e të grimuara mirë, jo vetëm nuk i shmangemi përballjes me pasqyrën, por, me kënaqësi shkrepim edhe një selfie para saj. Ndrydhja vjen më pas, kur nis faza e “çmontimit” (po pse moj robotë jemi? do të mendoni ju), domethënë kur largojmë grimin, zgjatimet artificiale, zhvishemi, heqim takat, dhe i rikthehemi së ashtuquajturës përditshmëri-normalitet. E di, e dramatizova disi, gjithsesi përshkrimi im nuk është dhe aq larg botës së femrave, apo jo?!

Më vonë, si veprojmë? Kjo është çështja!

E lëmë veten me gjinj, krahë e bark të varur? Natyrisht që jo, i shtrohemi punës për përmirësim të imazhit tonë. Si fillim, përgatisim përzierjen për eksofilim. Me fjalë të tjera, para-përgatismim lëkurën, me qëllim që të përthithë sa më mirë përbërësit e maskës anti-varje.

Dy receta për eksfolim (heqje e qelizave të vdekura të lëkurës), përgatisni atë që mundeni:

1. Në një tas prej qelqi përziejmë së bashku pakëz sheqer, mjaltë dhe krem qumështi, derisa të formohet një masë e trashë, pastaj e aplikojmë në bark duke e masazhuar butësisht reth 5-8 minuta.

2. Në një enë përziejmë së bashku 1 filxhan farash susami, 5 lugë gjethe bimë të thata (mente ose livando) si dhe pakëz miell. Mandej e aplikojmë mbi pjesët problematike duke i fërkuar lehtë për disa minuta.

Pasi të keni përfunduar me procesin e heqjes së qlizave të vdekura të lëkurës, përgatitumi për maskën me efekt anti-varje.

Përziejmë së bashku 1 lugë gjelle mjaltë, 1 të bardhë veze, 1 lugë të vogël glicerinë, 2 vitamina A&E dhe 1 lugë gjelle miell. E aplikojmë aty ku e kemi të nevojshme duke e lënë të veprojë rreth 1 orë. Në fund, shpëlahemi me ujë të vakët./albstroka.com/

*Nuk harrojmë të konsumojmë dy mollë të tharta në mëngjes dhe 1 në mbremje. Ndihmojnë jashtëzakonisht në çhelmimin e trupit dhe zbutjen e celulitit.

*Konsumojmë 8-9 gota ujë në ditë.

*Ushqehemi shëndetshëm

*Rrisim aktivitetin fizik

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top