You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » EKSFOLIM LËKURE NË MËNYRË CILËSORE, JA MASKA E DUHUR!

EKSFOLIM LËKURE NË MËNYRË CILËSORE, JA MASKA E DUHUR!

ALBSTROKA-BLOG-GAZETA-ALBSTROKA-SHKRIME-RECETA-KESHILLA-SEKRETE-BUKURIE-NGA-BLOGERJA-LORENA_STROKA© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

A e dini që mielli është një ndër përbërësit më të mirë për eksfolimin (heqjen e qelizave të vdekura), zhdukjen e baktereve dhe eliminimin e yndyrës së tepërt të lëkurës? Megjithëse flitet fare pak për të, ata që ia dinë vlerat, nuk e lënë pa e përdorur si duhet. Ja një maskë e dobishme që do të rikthejë në vetëm pak ditë elasticitetin dhe shkëlqimin e humbur të lëkurës suaj.

Përbërësit

2-3 lugë gjelle lëng kastraveci

2-3 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle vaj bajame

2-3 pika vaj esencial trëndafili

1 majë luge mjaltë të ëmbël

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë e trashë. Në vazhdim, aplikojeni në fytyrë të pastër (përveç syve) duke e lënë të veprojë rreth 20-25 minuta. Për efekt sa më të mirë, përsëriteni 2-3 herë (brenda kohës së caktuar), domethënë, sapo të thahet shtresa e parë, aplikoni të dytën, e kështu me rradhë./albstroka.com/

Shihemi pas pak me një tjetër temë…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top