You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA NË KUSHTE SHTËPIE PËR ZBARDHJE FYTYRE (EKSKLUZIVE)

MASKA NË KUSHTE SHTËPIE PËR ZBARDHJE FYTYRE (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi…

E kush mund t’i rezistojë një fytyre të bardhë si porcelani, ku çdo produkt kozmetik i aplikuar në të ngjan me pikturë të vërtetë?! Historikisht, lëkura e bardhë ka qenë nga më të dëshiruarat e femrave, gjë që vazhdon deri në ditët tona (megjithëse jo në të njëjtën shkallë). Ngaqë nuk jeni të pakta ju që doni të keni një fytyrë të bardhë si bora, vendosa t’ju postoj disa receta të efektshme për realizimin e dëshirës suaj.

Maskë me mjaltë dhe limon

Në një tas shtoni 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Përziejini mirë me njëra-tjetrën dhe pastaj aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër për rreth 15 minuta. Në fund, lahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 1 herë në javë.

Maskë me qumësht pluhur

Në një tas shtoni 1 lugë gjelle qumësht pluhur, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Përziejini bashkë dhe përhapeni në fytyrë dhe qafë për rreth 10 minuta. Lahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 1-2 herë në javë.

Maskë me kastravec dhe limon

Përzieni bashkë 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle lëng kastraveci. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër për rreth 15 minuta. Në vazhdim, lahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 1 herë në 2 javë.

Maskë me domate dhe miell qiqrash

Në një tas shtoni 2 lugë gjelle miell qiqrash dhe 2-3 lugë gjelle lëng domateje. Përziejini mirë derisa të krijohet një lloj paste dhe pastaj aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër për rreth 15 minuta. Në fund, lahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 2 herë në javë./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top