You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË “MBUSHNI” FIJET E FLOKËVE TË DËMTUARA ME XHELATINË

SI TË “MBUSHNI” FIJET E FLOKËVE TË DËMTUARA ME XHELATINË

albstroka-blog-maska-me-xhelatine-per-floet-lorena-stroka-receta-keshilla-sekrete-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Mungesa dendësisë, në përputhje me hollimin e fijeve, këputjen e shpejtë të tyre dhe shkëlqimin e humbur, e bëjnë femrën të humbasë vetëbesimin e saj, dhe në përpjekje e sipër për t’i bërë ballë kësaj gjendjeje gati-gati acaruese, të aplikojë maska të gabuara. Pra, për të gjitha ju që nuk jeni të kënaqura me cilësinë e flokëve tuaja, po sjell një recetë të re maske që ofron mbrojtje nga majat dyshe, mbushje fijesh dhe rikthim shkëlqimi.

Përbërësit

1 lugë gjelle xhelatinë natyrale

1 filxhan ujë

1 lugë çaj uthull molle

Përgatitja

Në një tas përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm, pastaj aplikojeni në flokë të lagura (pasi jeni larë) duke e lënë të veprojë rreth 6-7 minuta. Në fund, shpëlajini me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top