You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MASHTRUESI…

MASHTRUESI…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Aesop

Një burrë i varfër, i sëmurë dhe i stërmunduar u premtoi perëndive se do të bënte njëqind dema kurban në rast se e shëronin.

Zotat, për ta vënë në provë, e shëruan menjëherë.

Ai, kur u bë mirë, ngaqë nuk kishte dema të vërtetë, bëri njëqind të tillë me brumë dhe i dogji mbi një altar duke thënë: “Zota, pranoni kurbanin tim”.

Atëherë, zotat vendosën ta mashtronin ashtu siç bëri edhe ai me ta.

Iu shfaqën në ëndërr duke i thënë të shkonte në një bregdet se atje do të gjente njëmijë dhrahmi atike.

Tejmase i gëzuar, i moshuari u turr drejt bregdetit…

Atje u përplasë me disa plaçkitës, që e kapën dhe e shitën si skllav, dhe kështu zuri njëmijë dhrahmi./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top