You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Majat, Aztekët dhe Inka

Majat, Aztekët dhe Inka

Nga Lorena Stroka

Perandori të mëdha – Qytetërimet e kontinentit Amerikan u krijuan shumë kohë më parë se zbulimi i Kolombit. Majat dhe Aztekët jetonin në territoret e Meksikës së sotme. Inka u zhvendosën në Andes, aty ku ndodhet sot Peruja.

Majat – Qytetërimi Maja ishte i ndarë në tre grupe: Fisnikë, priftërinj dhe bujq. Priftërinjtë, falë njohurive të tyre në astronomi, krijuan një kalendar pothuajse të përsosur. Qytetërimi Maja la pas shumë monumente dhe piramida të veçanta, të ngjashme me ato të Egjiptit. Përmes afreskeve që zbukurojnë ndërtesat, arritëm të kuptojmë jetën dhe zakonet e kohës së tyre.

Aztekët – Luftëtarët në fjalë, pushtuan territoret fqinje me egërsi të madhe. Robërit vriteshin dhe flijoheshin në emër të zotave. Populli qe i dhënë pas lojrave dhe argëtimeve në përgjithësi. Tlahtli, ishte një lojë e ngjashme me tenisin, ndërsa patoli ngjante me board game…

Topa Inka i madh – Ishte perandori më i madh Inka. Jetonte në Kusko, në kryeqytet, në një pallat të mrekullueshëm. Thuhet, se në kopështin e pallatit kishte ndërtuar bimë dhe kafshë (në madhësi natyrale) prej floriri. Kur vdiq, trupi i Topa Inka, ashtu si dhe i të gjithë mbretërve të tjerë (Inka) u balsamosë dhe u konsiderua i shenjtë.

Pushtuesit – Kur Europianët e parë mbërritën në Amerikë dhe panë minierat e arit dhe argjendit, vendosën t’i pushtonin këto territore. Spanjollët dhe Portugezët falë flotave të mëdha dhe armëve të mira që kishin me vete, arritën t’i mundnin vendasit fare lehtë. Pasuria e shumë shteteve të mëdha Europiane u fitua me derdhjen e gjakut të pafajshëm të mijëra njerëzve.

Asgjësimi i Indianëve – Një pjesë e madhe e artit Indian humbi pas plaçkitjeve dhe masakrave të pushtuesve. Mirëpo e keqja për ta s’ndaloi aty… Më vonë, u gjysmuan nga pllakosja e sëmundjeve të pazakonshme, si fruthi dhe gripi./AlbStroka/com

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2014 AlbStroka.com

Scroll to top