You Are Here: Home » Kuriozitete » ISHULLI QË NGJAN SI NJË GJURMË GISHTI, JA SI DUKET AI (FOTO)

ISHULLI QË NGJAN SI NJË GJURMË GISHTI, JA SI DUKET AI (FOTO)

albstroka_blog_ishulli_ne_forme_gjurme_gishti_shkrime_nga_lorena-stroka_1Nga Lorena Stroka

Në brigjet kroate, ose më saktë, në arkipelagun Shibenik të Detit Adriatik gjendet Baljenac-i, një ndër ishujt më mahnitës në botë. Ka një sipërfaqe prej 1.4 kilometra katrorë dhe është plotësisht i mbuluar me mure të holla e të gjata prej guri.

Kur shihet nga lart, forma e tij ovale duket si një gjurmë gjigandeske gishti, dhe jo si një ishullth i zakonshëm, nëpër të cilin çdokush mund të shquajë “vijëzime” gati identike me ato të lëkurës së njeriut. Ashtu si në shumë vende të Europës Perëndimore, edhe në pjesën më të madhe të vijës bregdetare Kroate, ka mure prej guri, që gjatë së shkuarës përdoreshin si kufij ndarës për tokat bujqësore. Mësohet se kohët e fundit, qeveria kroate ka bërë kërkesë në UNESCO për njohjen dhe përfshirjen e ishullit në listën e Trashëgimisë Botërore Kulturore./albstroka.com/

© AlbStroka.com

albstroka_blog_ishulli_ne_forme_gjurme_gishti_shkrime_nga_lorena-stroka_2albstroka_blog_ishulli_ne_forme_gjurme_gishti_shkrime_nga_lorena-stroka_3

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top