You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » “Madhësia” ideale… Sa femra përdorin lodra seksi?

“Madhësia” ideale… Sa femra përdorin lodra seksi?

Nga Lorena Stroka

Herë si fantazi, herë thjesht për t’u vetëkënaqur, shumë gra vendosin të “stolisin” jetën e tyre seksuale me lodra erotike (vibratorë) dhe kur kanë dhe kur s’kanë partnerë. Vitet e fundit industria e lodrave erotike ka njohur lulëzim të madh, ndërkohë që hulumtime të ndryshme kanë treguar se 6 në 10 gra kanë provuar të paktën një herë në jetën e tyre seks me një “partner plastik”.

Para se të filloja, do doja t’ju rikujtoja rezultatet e një hulumtimi të National Academy Surgery, në Francë, sipas tyre, meshkujt duhet ta kenë penisin të paktën 9 cm në gjendje të relaksuar dhe 12.7 – 14 cm të gjatë, gjatë kontaktit (hulumtimi nuk është kryer mbi Kinezë, por mbi europianë).

Sipas specialistëve këto madhësi mund ta kënaqin një grua… Ngaqë jam mëse e sigurtë që një lajm i tillë do i bëjë shumë meshkuj të fluturojnë nga gëzimi, si dhe të rendin drejt sirtareve për të marrë ndonjë vizore ose metër, do t’u sugjeroja që para se të fillonin matjet, të lexonin shkrimin deri në fund… pasi shumë surpriza i presin…

Sipas një sondazhi të realizuar në Angli dhe SHBA nga një kompani e madhe lodrash erotike, 2 në 10 gra përdorin penisë artificialë të paktën një herë në javë. Gjysma e grave 48%, nga 16 – 60 vjeç kanë përjetuar të paktën një herë kënaqësinë e lodrave erotike, si dhe 80% e femrave që janë në lidhje (mban të fshehur në sirtar një vibrator në rast nevoje, if you know what i mean).

Edhe pse fillimisht vibratorët u zbuluan për qëllime mjekësore (1 dekadë para hekurit elektrik dhe 9 vjet pas fshesës me korrent), sot, shpenzohen 13 miliardë euro në vit për blerjen e lodrave të këtij lloji. Dhe nëse vetëpyeteni se cilat ishin ato arsye mjekësore, mjafton t’u them që vibratori i parë u përdor në një klinikë psikiatrike për trajtimin e histerisë femërore. U prish dynjaja, këtu BOTA DIGJET dhe zonjat… KRIHEN, për të mos thënë atë fjalën tjetër./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top