You Are Here: Home » Mjekësi » Luftojnë gurët e veshkave

Luftojnë gurët e veshkave

Nga Lorena Stroka

Shkencëtarët amerikanë zbuluan një teknikë të re, e cila mund të luftojë zhvillimin e kristaleve në disa gurë të veshkave, duke ofruar kështu shpresë të re për parandalimin e shfaqjes së tyre që jo rrallëherë shkaktojnë dhembje të padurueshme.

Hulumtuesit e Departamentit të Kimisë dhe Fakultetit të  Mjekësisë të N.Y.U. në bashkëpunim me shkencëtarët e Kolegjit Mjekësor Wisconsin, përmendin se arritën të luftojnë në nivel molekular krijimin e gurit, duke studiuar kristalet që përgjegjësohen për krijimin e tyre në veshka.

Me ndihmën e mikroskopëve të sotisfikuar, që lejojnë vëzhgimin e objekteve me përmasa një nanometër, analizuan zhvillimin e kristaleve L-cystine, që formojnë një lloj të veçantë të gurëve të veshkave. Shkencëtarët, duke ditur mënyrën se si këto kristale krijohen dhe zhvillohen, arritën që të ndalonin rritjen e tyre me ndihmën e një substance kimike.

Gurët që krijohen nga L-cystine zakonisht janë më të mëdhenj se gurët e zakonshëm. Rikrijohen më shpesh pas thyerjes fillestare dhe mund të shkaktojnë dëme kronike të veshkave, ndërsa terapitë aktuale për gurët në fjalë mund të kenë efekte anësore si:

- të vjellja

- lodhje

- alergji të lëkurës etj.

“Zbulimi mund të çojë në parandalimin e gurëve në veshka, thjesht me ndalimin e kristalizimit”, deklaroi hulumtuesi Michael Ward, udhëheqës i Departamentit të Kimis të N.Y.U./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top