You Are Here: Home » Gnomonologji » AMBICIA NGJAN ME URINË, NUK I BINDET ASGJËJE PËRVEÇ OREKSEVE TË SAJ. ZILIA QË LIND ME DASHURINË NUK VDES GJITHNJË BASHKË ME TË…

AMBICIA NGJAN ME URINË, NUK I BINDET ASGJËJE PËRVEÇ OREKSEVE TË SAJ. ZILIA QË LIND ME DASHURINË NUK VDES GJITHNJË BASHKË ME TË…

lorena-stroka-libraShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

  • Ambicia ngjan me urinë, nuk i bindet asgjëje përveç orekseve të saj.
  • Zilia që lind me dashurinë nuk vdes gjithnjë bashkë me të.
  • Duhet të gjejmë thelbin e jetës atje ku të tjerët gjejnë arsyen e vdekjes.
  • Më të shumtit e njerëzve përdorin pjesën e parë të jetës së tyre për të bërë të mjerueshme pjesën që u mbetet.
  • Jeta është një rrobë që kur bëhet pis e pastrojmë, kur griset e arnojmë. Gjithnjë përpiqemi ta veshim sa më shumë.
  • Zoti është e vërteta, drita është hija e tij.
  • Të lumturit duhet të dinë se sa më e mbushur është një gotë, aq më e lehtë është të derdhet.
  • Historia është një libër që për fat të keq, jemi të të detyruar ta lexojmë nga mesi./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top