You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » RROKULLISJA

RROKULLISJA

lorena-stroka-poezi-libra-biografia-wikipedia-facebook

© Lorena Stroka

Ajo para, ai prapa,
udhës vareshin teposhtë.
Befas u dëgjua një rrokullisje,
korba grua s’u mbajt dot.

Mes ferrash ngeci e shkreta,
këmbë e duar u gjakos.
Ndihmë, bërtiste nga të çjerrat,
burrin luste doemos.

Çapin i shoqi s’e shpejtoi,
qetë-qetë ecte me nge.
E kur afër asaj i shkoi:
As një thes moj, i tha, dot s’ngre!

Shkëputur nga libri – KUDO DHE ASKUND

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top