You Are Here: Home » Gnomonologji » Dashuria » SONTE MUND TË MOS KETË VDEKUR GJITHÇKA PËR TY

SONTE MUND TË MOS KETË VDEKUR GJITHÇKA PËR TY

albstroka-blog-lorena-stroka-perkthimeShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Mbremjen e vonshme filloi të binte një shi i imët. Në qytete qielli duket si një fushë e pafundme me baltë. Shiu është një mirësi, që nuk ngjet aspak me vdekjen.

Mund të ecësh nën të, me, apo pa ndonjë qëllim të veçantë – krejt shpërfillshëm – drejt një kohe të largët e të vdekur, si një luks i shqyer dhunshëm.

Vetëpyetem se si dhe pse një shi i tillë mund të të kujtojë kaq shumë gjëra? Padyshim, është marrëzi të kërkosh grimca logjike në këtë orë.

Papritmas mendoj diçka tjetër: ca dhomëza të ngrohta dimërore me një aromë të ndryshme përhapur nëpër to. Mbase dhe një kafene të mbushur plot me zëra të panjohur, te qoshja e rrugës, pranë xhamit të mbyllur të dritares. Të gjitha këto i përfytyroj në mënyrën më fëminore… Mund të harrosh gjithçka, arsyen se pse ti, apo gjithkush tjetër përreth teje laget në errësirë bashkë me ty…

…………………………………………………..            …………………………………………..

Kjo heshtje shqetësuese dhemb më shumë se tehu i mprehtë – të harrosh për një çast, se dhe sonte, mund të mos ketë vdekur gjithçka për ty./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top