You Are Here: Home » Gnomonologji » Falënderoj të gjithë ata që deshën të më kufizonin. Më mësuan vlerën e lirisë… Falënderoj të gjithë ata që u munduan të më ngatërronin. Qartësuan vendin që më takon…

Falënderoj të gjithë ata që deshën të më kufizonin. Më mësuan vlerën e lirisë… Falënderoj të gjithë ata që u munduan të më ngatërronin. Qartësuan vendin që më takon…

albstroka-thenie-nga-lorena-stroka-biografiaShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Paulo Coelho

  • Falënderoj të gjithë ata që qeshin me ëndrrat e mia.

Frymëzojnë imagjinatën time…

  • Falënderoj të gjithë ata që më mbushin me gënjeshtra.

Më japin fuqinë e së vërtetës…

  • Falënderoj të gjithë ata që nuk besuan në mua.

Më mësuan se si lëvizin malet…

  • Falënderoj të gjithë ata që më luftojnë.

Shtojnë guximin tim…

  • Falënderoj të gjithë ata që deshën të më kufizonin.

Më mësuan vlerën e lirisë…

  • Falënderoj të gjithë ata që u munduan të më ngatërronin.

Qartësuan vendin që më takon…

  • Falënderoj të gjithë ata që më braktisën.

Më lanë hapësirë për të krijuar….

  • Falënderoj të gjithë ata që më tradhtuan e keqpërdorën ndjenjat e mia.

Më bënë të jem më i kujdesshëm në të ardhmen…

  • Falënderoj të gjithë ata që më lënduan.

Më mësuan si të mbijetoj përmes dhimbjes…

  • Falënderoj të gjithë ata që përpiqen të më prishin qetësinë e shkaktojnë probleme.

Më japin forcë për t’i përballuar…

  • Falënderoj të gjithë ata që më hodhën përtokë.

Më dhanë mundësinë dhe forcën për t’u ngritur sërish.

  • Falënderoj të gjithë ata që fituan në kurrizin tim.

Më mësuan se gjithkush ka diçka për të humbur…

Më e rëndësishmja…

Do të doja të falënderoja të gjithë ata që më duan si unë.

Ju falënderoj!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top