You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » LOCION PËR LËKURA RINORE

LOCION PËR LËKURA RINORE

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Dy ditët e fundit kam fjetur fare pak (jo më shumë se 2-3 orë). Para se të vetëpyeteni se ç’pati kjo? Po ju zbuloj unë vetë arsyen. Ngaqë, partneri im sot ka ditëlindjen (edhe çfarë, i pari apo i fundit është? do thoni) doja t’i bëja një lloj surprize. Fillova, pra, përgatitjet e festimit ditë më parë. E kam kthyer shtëpinë përmbys (në kuptimin e mirë të fjalës) me qëllim që sonte gjithçka të jetë ashtu siç e kam përfytyruar. Kam gatuar, jam rregulluar dhe tani jam në pritje të miqve që do të na nderojnë me ardhjen e tyre. Kam përshtypjen se do të jetë një natë e gjatë sonte… Po mungova nesër nga faqja (do mundohem që të mos ndodh kjo), të jeni të sigurtë që do jem akoma në gjumë.

 Tani, pa humbur kohë, dua t’ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e një locioni pastrues. Një locioni jashtëzakonisht të mirë, i cili brenda 5-6 përdorimeve do t’ju bëjë të ndiheni disa vite më te reja në moshë. By the way, mbremë e aplikova dhe unë…

Përbërësit

161 ml ujë mineral

10 gr ekstrakt lule qershie

16 gr glicerinë bimore

10 gr mousse de Babassou

60 pika vaj aromatik qershie

20 pika vaj aromatik shege

37 pika shtesa naticide

Përgatitja

Në një shishe prej qelqi shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe përziejini mirë. Aplikojeni dy herë në javë në lëkurë të pastër./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top