You Are Here: Home » Gnomonologji » Ekzistenca » LIRI E PAKUPTIMTË…

LIRI E PAKUPTIMTË…

liria-absurde-albstroka-blog-lorena-strokaShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Nëse do të isha një pemë në mesin e pemëve, një mace në mesin e kafshëve, kjo jetë nuk do të kishte kuptim ose ky problem nuk do të ekzistonte fare, sepse do të isha pjesë e kësaj bote. Do të isha bota që i kundërvihem me të gjithë ndërgjegjen time, duke kërkuar me këmbëngulje të pajtohem me të. Kjo logjikë e thjeshtëzuar më ballafaqon me të gjithë krijimin. Nuk mund ta mohoj duke e fshirë atë… Prandaj duhet të qëndroj besnik ndaj të vërtetës sime. Jam i detyruar të mbështes atë që më shfaqet në mënyrë të qartë, akoma dhe nëse nuk ndaj të njëjtin mendim me të. Dhe çfarë është në thelb kjo kundërshti e largësisë mes botës dhe shpirtit tim, përveç ndërgjegjes sime? Pra, nëse dua t’i qëndroj besnik të vërtetës sime, këtë do ta arrij vetëm me ndihmën e ndërgjegjes së vazhdueshme, të ripërtërirë e të pastër. Tani për tani, kam nevojë për këtë lloj vetëdijeje./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top