You Are Here: Home » Gnomonologji » “LIGJET” E BUDALLALLËKUT!

“LIGJET” E BUDALLALLËKUT!

LIGJET-E-BUDALLALLEKUT-SHKRIME-NGA-LORENA-STROKA-BIOGRAFIA-ALBSTROKA-BLOGShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Së pari: Të gjithë, pa përjashtim, nënvlerësojnë në mënyrë të pashmangshme, numrin e budallenjve brenda një popullate.

Së dyti: Mundësia e të qenët budalla është e pavarur nga ecuria e ulët apo e lartë e dikujt në çdo fushë. Për më tepër, përqindja e budallenjve është e njëjtë në çdo bashkësi shoqërore. Budallenjtë gjenden kudo, duke filluar nga gjeneralët e deri te profesorët e Universiteteve.

Së treti: Budalla është çdokush që i shkakton dëm një njeriut tjetër ose një grupi njerëzish, pa pasur përfitim personal. Budallai është një prej katër llojeve të njerëzve. Domethënë, ka dhe tri lloje të tjera: i zgjuari, i dobëti dhe keqbërësi. I zgjuari ndërsa ndihmon të tjerët, përfiton edhe vetë. I dobëti u vjen në ndihmë të tjerëve, por, dëmton veten sepse e shfrytëzojnë. Dhe keqbërësi dëmton të tjerët, për të përfituar vetë.

Së katërti: Jo-budallenjtë nënvlerësojnë forcën dëmtuese të budallenjve si dhe harrojnë se shoqërimi me budallenjtë është një gabim trashanik.

Së pesti: Njerëzit më të rrezikshëm në botë janë budallenjtë. Në të vërtetë, budallenjtë janë më të fuqishëm se sa Mafia dhe “rrjeti ushtarako-industrial”./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top