You Are Here: Home » Mjekësi » LËNGU I KUQ QË DEL NGA MISHI, NUK ËSHTË GJAK!

LËNGU I KUQ QË DEL NGA MISHI, NUK ËSHTË GJAK!

albstroka-blog-lengu-i-kuq-ne-mishra-nuk-eshte-gjak-shkrime-nga-lorena-stroka-publiciste-gazetare-poete-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Lëngu i kuq që jemi mësuar të shohim, kryesisht te mishi i kuq që konsumojmë, në të vërtetë nuk është gjak. Pothuajse i gjithë gjaku largohet nga mishi që gjatë procesit të therjes. Kjo është arsyeja që te mishrat e bardhë, identifikimi i gjakut është i pamundur. Vetëm një sasi shumë e vogël gjaku mbetet brenda indeve muskulore.

Po në qoftë se nuk është gjak, atëherë çfarë është?

Të gjithë mishrat e kuq përbëhen nga një përqindje e madhe e ujit. Ky ujë përzihet me një proteinë të quajtur mioglobinë, dhe rezultati është lëngu i kuq që ne shohim.

Në fakt, mishi i kuq dallohet nga i bardhi, në varësi të vlerave të mioglobinës. Sa më shumë mioglobinë përmban, aq më i kuq është. Rjedhimisht, shumica e kafshëve me vlera të larta mioglobine, cilësohen si mish i kuq, ndërsa ato me vlera të ulta, ose pa mioglobinë, si mish i bardhë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top