You Are Here: Home » Kuriozitete » LEGJENDAT E PANJOHURA TË JAPONISË!

LEGJENDAT E PANJOHURA TË JAPONISË!

gazeta-albstroka-shkrime-nga-lorena_stroka_legjendat_urbane_te_japoniseNga Lorena Stroka

Secili vend ka legjendat e veta urbane të mbështjella me shumë mister dhe pasiguri për veshin e dëgjuesit. Krijesa legjendare të çdo forme dhe lloji kryesojnë në rrëfenja të frikshme e drithëruese. Në më të shumtën e herëve, tingëllojnë aq rrëqethëse, sa akoma dhe më sypatremburit, rrezikohen me pagjumësi! Keni guxim t’i lexoni ato?

Jinmenken

Janë hije të vetmuara me trup qeni dhe kokë njeriu, të cilat rendin me shpejtësi të papërshkrueshme. Vështirë se i kap syri i zakonshëm. Thuhet se flasin, jo për të “çelur” biseda me ju, thjesht për t’ju bërë me dije që të mos u prishni qetësinë. Kush i ngacmon, përballet me një reagim tejet të ashpër.

Tomino’s Hell

Kështu quhet një poemë japoneze, e shkruar rreth vitit 1900, e cila flet për “udhëtimin” e një djali në botën e poshtme. Legjenda thotë se nëse e lexoni me zë të lartë, rrezikoni të vdisni.

Inunaki Village

Sipas legjendës, Inunaki është një qytezë e largët dhe e izoluar, në të cilën mbretëron anarkia dhe mosekzistenca e ligjeve. Atje mund të vjedhësh, plaçkisësh, apo dhe vrasësh cilindo qoftë, pa i dhënë llogari askujt. Askush deri më sot nuk ka konfirmuar ekzistencën e kësaj shoqërie kaotike, për të vetmen arsye se asnjë nuk ka mundur të kthehet i gjallë prej andej.

Vajza që jeton në… boshësi!

Sipas një legjende japoneze, në ambientet e çdo shtëpie jeton një shpirt, i cili preferon të qëndrojë mes hapësirës që lënë mobiljet dhe dyert gjysmë të hapura. Në qoftë se keni fatin  e keq të kryqëzoni vështrimet me atë, do të shkoni drejt e në Ferr.

Kune-Kune

Shpirti Kune-Kune identifikohet në natyrë, në fusha. Ka formë të papërcaktuar, fillimisht shfaqet si mjegull e bardhë, dhe pastaj lëvizë si krimb i madh. Kujdes, në rast se e kapni, do të çmendeni automatikisht.

The Noppera Bo

Është një krijesë pa fytyrë, e cila nuk nguron të mashtrojë njerëzit me gjithëfarë mënyrash për t’u vjedhur tiparet e fytyrës./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top