You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » LAPSI QË TË NDRYSHON BUZËT NË ÇAST…

LAPSI QË TË NDRYSHON BUZËT NË ÇAST…

LORENA-STROKA-ALBSTROKA-BUZE1Përshëndetje të gjithëve!

Sado që thashë s’do mungoj nga faqja, nuk ia dola, nevoja për gjumë rezultoi më e fortë se dëshira ime për të qenë e pranishme këtu…

Para ca kohësh kisha blerë këtë lapsin e buzëve, të cilin e kisha përdorur disa herë, kalimthi, pa i dhënë shumë rëndësi. Ditën e ditëlindjes ama të partnerit tim, vendosa ta shikoja më seriozisht, mes shumë provave që bëra para pasqyrës për të pasur një lyerje sa më rinore, të këndshme dhe mbi të gjitha jo të rënduar, provova dhe këtë, menjëherë m’u çelën sytë, ajo çka pashë në pasqyrë më pëlqeu jashtë mase. E kam dashuruar kaq shumë, sa orët e fundit përdor vetëm këtë. Eh, në entuziazëm e sipër, bëra dhe një selfie (autoportret), pak qesharake me ato buzët e mbledhura ashtu, por, mendoj se më falet, pasi rrallë herë e teproj me poza të tilla./AlbStroka.com/

Muahhhh të gjithëve…

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top