You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » KY ËSHTË SEKRETI QË HOMERI FSHEHU NË ISHULLIN E KIRKËS!

KY ËSHTË SEKRETI QË HOMERI FSHEHU NË ISHULLIN E KIRKËS!

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-biography-mitologji-greke-libraShkëputur nga libri: “MITOLOGJIA, FILOZOFËT DHE POETËT E LASHTË GREKË, (I)” – Lorena Stroka

Në njërën prej rapsodive më të njohura të antikitetit Grek, “Odisea”, përshkrimet e detajuara të autorit, duke filluar nga aventurat e kreshnikut të Itakës, Uliksit, dhe deri te shndërrimi i shokëve të tij në derra, nuk mund të cilësohen kurrsesi… rastësi! Akoma dhe emri i birit të tij, Τηλέγονος, nënkuptonte diçka madhore [τήλε (= nga larg) dhe γόνος (= pasardhës)].

Homeri, i cili shquhet për përpikmëri referencash, kur fliste për fijet e përkryera të Kirkës, nuk i referohej flokut të saj, por, ADN-së.

Kirka kishte katë ndihmës, aq sa dhe bazat e ADN-së. Kur Uliksi shkoi bashkë me shokët e tij në anaktorët e saj plot ujq e luanë, u ndanë në dy grupe. Secili grup përbëhej nga një udhëheqës dhe njëzetë e dy burra. Njërin grup e kryesonte Euriloku, ndërsa tjetrin, vetë Uliksi.

Pra, Homeri na përshkruante dy grupe të përbëra nga 23 vetë, bashkë me krerët. Ky është numri i kromozomeve në bërthamën e qelizave të njeriut.

Sipas kërkuesve, theksimi që Homeri i bënte numrit 2 x 23 nuk përbën aspak rastësi. Në mënyrë indirekte, na tregonte se shndërrimi i shokëve të Uliksit në derra, simbolizonte numrin e kromozomeve në bërthamën e njeriut, ndërsa zbërthimi i emrit të djalit, u referohej eksperimenteve gjenetike që do të pasonin në të ardhmen.

Mitet besoj se nuk janë përralla, por, shtjellime tërheqëse me elemente bindëse nga jeta reale e asokohe. Çdo legjendë përmban 7 shpjegime të ndryshme. Zbërthimi i mësipërm është vetëm një prej tyre. Në të shkuarën, shumë studiues e letrarë u përpoqën të kalonin në sitë çdo varg të Homerit, por, pa sukses. Njëri prej tyre ishte edhe Pindari (poeti i parë lirik i Greqisë së lashtë), i cili pasi nuk ia doli vetë, kërkoi ndihmën e muzave./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top