You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KY ËSHTË SEKRETI I LËKURËS RINORE

KY ËSHTË SEKRETI I LËKURËS RINORE

albstroka-blog-sekreti-i-lekures-rinore-lorena-stroka-maska-sekrete-keshilla-bukurie-maska-fytyre© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Po të dish të zgjedhësh produktet e duhura, lëkura rinore e plot shkëlqim mund të zgjasë për shumë kohë. Tek e fundit, mosha reale nuk zbulohet vetëm në kartën e identitetit, të cilën pak e shohin, por, edhe në fytyrën e secilit prej jush. Tashmë, është në dorën tuaj të vendosni moshën që doni të tregoni! Zgjidhjen na e ka dhënë vetë nëna-natyrë!

Farat e zeza të qimononit janë cilësuar si sekreti i bukurisë së përjetshme… me efekte gati-gati të pabesueshme. Më poshtë po ju zbuloj disa mënyra përdorimi:

Për lëkurë të thatë

Në qoftë se keni lëkurë të thatë, përgatisni një tip paste me fara të zeza qimoni (të bluara), vaj lule dielli dhe vaj susami. Pasi t’i keni përzierë mirë së bashku, aplikojeni një javë rresht në lëkurë të pastër. Rezultatet do t’ju mahnisin!

Për shkëlqim fytyre

Në një tas përzieni mirë së bashku 1 lugë gjelle fara të bluara qimnoni dhe 1-2 lugë gjelle mjaltë trumze. Aplikojeni 1-2 herë në javë për rreth 15 minuta. Ndryshimi do t’ju lë pa-fjalë!

Për lëkurë me akne (puçrra)

Në një tas përzieni mirë së bashku 1 lugë gjelle fara të bluara qimnoni dhe 1 lugë gjelle uthull molle. Në vazhdim, bëni aplikim lokal (domethënë jo në të gjithë sipërfaqen e fytyrës, por, vetëm mbi çdo puçërr). Sa më rregullisht e bëni, aq më të mira do të jenë efektet!/albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top