You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » KY ËSHTË POZICIONI MË I RREZIKSHËM NË SEKS PËR MESHKUJT…

KY ËSHTË POZICIONI MË I RREZIKSHËM NË SEKS PËR MESHKUJT…

femra-siper-mashkullit-albstroka-lorena-stroka-shkrime-seksologjiNga Lorena Stroka

Për të qenë sa më dominues në seks, çiftet e tanishme nuk kufizohen vetëm në bërjen e një pozicioni, por tentojnë të provojnë dhe gjëra të reja.  Madje më të shumtën e herëve, pas çdo nisme të guximshme fshihen vetë femrat… Nisma të cilat jo rrallëherë kanë fund të dhimbshëm.

Lidhur me këtë temë, një ekip kërkuesish nga Brazili, pasi shqyrtoi rastet e frakturave penile në tre spitale të vendit, konstatoi se gjysma e incidenteve kishin ndodhur si pasojë e pozicionit të kalërimit (woman on top).

Sipas shkencëtarëve, kjo ndodh për arsye se në këtë pozicion, femra lëshon gjithë peshën e saj trupore mbi organin mashkullor. Pra në rastin e depërtimit të gabuar, nuk është në gjendje ta ndërpresë (kontaktin seksual), pasi kënaqësia është shumë e madhe… për t’i dhënë rëndësinë e merituar dhembjes penile.

30% e frakturave penile rezulton nga pozicioni i kalërimit (femra sipër mashkullit). Gjithashtu, pozicioni më i sigurtë, vazhdon të jetë ai i misionarit./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top