You Are Here: Home » Mjekësi » KURKUMA, ILAÇI QË I SHËRON TË GJITHA…

KURKUMA, ILAÇI QË I SHËRON TË GJITHA…

albstroka-blog-lorena-stroka-gazetare-kurkuma-ilaçi-që-i-shëron-të-gjitha-albstroka-mjekësiNga Lorena Stroka

Kurkuma është një bimë barishtore, shumëvjeçare e cila arrin deri në 1 m lartësi. Nuk kultivohet kudo, por, vetëm në ato zona ku temperaturat variojnë nga 15° C deri në 25° C dhe ka shumë reshje shiu. Gjethet e saj janë të mëdha, të gjata dhe heshtake.

Prodhohet kryesisht në Indi dhe është një prej erëzave më të njohura në mbarë botën. Përbërësit më të veçantë të kësaj bime janë: polifenolet, sterolet dhe alkaloidet. Komponent kryesor i kurkumës është kurkumina, e cila i jep ngjyrën e verdhë e të theksuar. Kurkumina ka shije të hidhur, djegëse, ndërkohë që ngjyrae e saj nuk ndryshon me kalimin  e kohës. Në Indi përdoret si një nga ilaçet më thelbësore për luftimin e dhjetëra simptomave dhe sëmundjeve.

Eksperimente të ndryshme laboratorike kanë treguar se kurkuma ka veprim antioksidues, anti-inflamator, anti-artrit, anti-kancerogjen, si dhe ngadalëson fillimin e sëmundjeve degjenerative, si Alzheimeri dhe skleroza e shumëfishtë.

  • Ka veprim anti-inflamator, njëlloj si kortizoni.
  • Zbutë shenjat e artritit reumatoid.
  • Zvogëlon nivelet e kolesterolit në gjak.
  • Ka veprim anti-kanceroz.
  • Parandalon krijimin e gurëve, kolitin spastik, por dhe sëmundje të tjera të sistemit gastrointestinal.
  • Ndihmon në përmirësimin e procesit të tretjes dhe është miqësore me stomakun.
  • Ndalon zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes së Alzeimer-it, si dhe parandalon akumulimin (grumbullimin) e molekulës toksike beta-amyloid në tru.
  • Lufton zhvilimin e tumoreve malinje.
  • Zhdukë çdo alergji lëkure (ekzema) dhe frymëmarrjeje.
  • Ndalon gjakderdhjen dhe ka veti antiseptike, nëse përhapet me kujdes mbi plagë, përshpejton shërimin e  saj.
  • Ilaç ekspres kundër gëlbazës.
  • Mbron mëlçinë nga toksinat (helmet).
  • Lufton shenjat e diarresë.
  • Gjithashtu, përdoret në kozmetologji për trajtimin e njollave të lëkurës dhe shenjave të akneve (puçrrave). /albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top