You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KURA NË KUSHTE SHTËPIE

KURA NË KUSHTE SHTËPIE

Nga Lorena Stroka

Zakonisht më pyesin: “Ti Lorena këto këshillat që jep në faqe, i ndjek dhe vetë, apo i thua thjesht për të thënë?”. Të jeni 100% të sigurta që çdo gjë që rekomandoj e provoj vetë më parë. Madje jo pak herë recetat i kam shoqëruar me foto të shkrepura nga unë vetë, për t’ju bindur sa më shumë.

Siç e dini ajo që na mundon më shumë ne femrave është trajtimi i pjesës së syve. Shumë herë, për arsye të ndryshme i ndiejmë të lodhur, na dhembin, na djegin, kemi rrathë të zinj dhe nuk dimë se çfarë të bëjmë. Vrasim mendjen, t’i lyejmë apo të mos i lyejmë? Shumë apo pak? Pa lere që disa prej nesh janë alergjike, dhe nuk dinë se ç’produkte të zgjedhin. Sot, do t’ju zbuloj disa mënyra lehtësuese dhe të efektshme për trajtimin e problemit që mund të keni:

1. Në qoftë se i ndieni sytë të thatë dhe ju dhembin: Merrni dy copa pambuku lagini me locion aloe vera dhe vendosini mbi kapakët e syve të mbyllur – (aloe vera na ka shpëtuar në shumë drejtime).

2. Në qoftë se keni djegie sysh: Zgjidhja është vetëm një – prini dy feta kastraveci të ftohtë dhe vendosini mbi kapakët e syve.

3. Në qoftë se keni sy të  enjtur: Prini dy feta mollle/patate, mbyllni sytë dhe lerini të bëjnë punën e vet.

4. Në qoftë se keni rrathë të zinj nën sy: Zgjidhje e përhershme nuk ekziston (nuk dua t’ju gënjej kot), por një mënyrë e mirë për përmirësimin e gjendjes është përdorimi i qeseve të çajit në sipërfaqet problematike. Parapëlqeni çaj organik ose bimë të tjera alterantive si Calendula ose elderflower. Ndihmojnë shumë, mund t’i zhdukin deri në 60%./AlbStroka.com/

Shpresoj t’ju kem ndihmuar sadopak…

© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top