You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » Kur kafja “zgjon” epshin…

Kur kafja “zgjon” epshin…

Nga Lorena Stroka

Shumë meshkuj kur duan të shtijnë ndonjërën në dorë, zakonisht i ofrojnë ndonjë gotë verë ose ouiski me/pa akull. Në këtë mënyrë, mendojnë se ajo do të çlirohet nga ngurtësimet e mundshme dhe vazhdimi do të jetë akoma më i nxehtë… Mirëpo ngaqë gratë e kanë mësuar tashmë qëllimin e “qerasjeve bujare”, mundohen t’i shmangen konsumit të tepruar (të paktën këtë dua të besoj).

Siç e kuptoni dhe vetë, duhen marrë masa të reja, pasi metoda e mësipërme është bërë bajate dhe nuk jep më frytet e dikushme.  Zëvendosjeni, pra, me kafenë… dhe sigurisht që nuk e kam fjalën thjesht për t’i mbajtur zgjuar…

Kafja nuk zgjon vetëm shqisat por dhe… epshin.

Estrogjenet (hormonet femërore) mund të marrin flakë në kohë rekord, akoma dhe nëse gruaja konsumon veç dy filxhanë kafeje. Ato mund të shndërrohen nga një çast në tjetrin në vullkanë aktivë, gati për t’ju përvëluar me llavën e tyre…

E vetmja e keqe në këtë rast, nëse mund ta quaj kështu, është se ky shpërthim seksual nuk përfshin të gjitha gratë, është paksa përzgjedhës le të themi… me fjalë të tjera, kafeina ka ndikim të ndryshëm sipas kombësisë.

Për shembull në qoftë se një Aziatike konsumon një ose dy kafe në ditë, estrogjenet dhe dëshira e saj për seks rriten dukshëm. Dhe në qoftë se një grua e bardhë konsumon po të njëjtën sasi kafeje nuk ka të njëjtat efekte./AlbStroka.com/Ju që jetoni në ndonjë vend aziatik, mos e lini rastin pa shfrytëzuar. Mësojuni aziatikeve se kafja është më e fortë se çaji, në çdo kuptim…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top