You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » NË Ç’ORË DUHET TË BËJMË SEKS DHE PSE?

NË Ç’ORË DUHET TË BËJMË SEKS DHE PSE?

albstroka-lorena-stroka-seksologjiNga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Fakti që seksi është cilësuar si “ilaçi” më i mirë për luftimin e shumë sëmundjeve, e bën gjithnjë e më të lakmuar… Pas një shqyrtimi të hollësishëm të organizmit të njeriut gjatë kontakteve të llojit të tretë, shkencëtarët arritën në përfundimin se megjithëse të gjitha orët e ditës janë të përshtatshme për seks, njëra prej tyre është më ideale.

Për shumicën e meshkujve, koha më e mirë për të bërë seks është… darka. Është pikërisht koha, kur ata ndihen më të relaksuar, më pak të presionuar dhe më të gatshëm për marrëdhënie intime. Ndërsa disa të tjerë, besojnë se mëngjesi është koha më e përshtatshme për “shpërthime” të këtij lloji.

Në mëngjes, libidoja e meshkujve gjendet në nivele të larta, dhe pas marrëdhënieve seksuale, dita mund të fillojë me humor dhe pozitivitet.

Çlirohet hormoni i dashurisë…

Shkencëtarët kanë gjetur se orët e mëngjesit, më saktë, çasti kur zgjohemi, është më i përshtatshmi për të bërë seks. Shpjegimi shkencor që ata dhanë, është se menjëherë pas seksit mëngjesor, truri çliron një hormon të veçantë, oksitoksinën, njohur ndryshe si hormoni i dashurisë, por dhe sasi të konsiderueshme të një substance tjetër, të imunoglobulinës A(IgA), e cila na mbron nga viruset.

Njëkohësisht, gjatë kontakteve mëngjesore, estrogjenet e femrave janë në rritje, gjë që rezulton në përmirësimin e pamjes së lëkurës dhe flokëve të tyre.

Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e femrave beson se momenti më i duhur për të kryer seks, nuk është as mëngjesi dhe as nata, por mesditja, sepse në atë kohë kanë më shumë energji për të kënaqur meshkujt./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top