You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » KUJTIME NGA… ADOLESHENCA

KUJTIME NGA… ADOLESHENCA

Tek po sistemoja ca kuti me sende të vjetra, brenda një libri gjeta disa foto të vjetra (nga vitet e adoleshencës). Nga njëra anë, u ndjeva mirë, se rikujtova çaste nga e shkuara, vitet e pafajësisë, dhe nga ana tjetër, u trishtova për vitet që kaluan kaq shpejt. Është mirë t’i ruajmë fotot… për fat të keq, unë nuk kam marrëdhënie të mira me to, i shpërndaj ca andej-këtej, dhe në fund them: po ku i kam çuar?! Rroftë mami dhe shoqëria që falë tyre kanë shpëtuar disa. Më shumë foto të mia kanë të tjerët se sa unë. Gjithmonë kam patur një zakon të keq, sa herë dilja foto me të tjerë nuk ruaja asnjë kopje. L.S

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top