You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » PËRBALLË PËRSËRI

PËRBALLË PËRSËRI

Përballë përsëri

© Lorena Stroka 

Përballë njëri – tjetrit, ne përsëri,

në njërin krah unë, në tjetrin ti.

Mes nesh një det i tërë, si xhandar rri,

vështrim s’na lë të puthim apo ndiejmë ndonjë pëshpërimë.

Qindra pulëbardha mërgimtare, vargëzuar qiellit gri

flatrat rrahin fort, shndërrohen në tonën shoqëri.

Dallgët palë-palë, furishëm venë e vijnë,

dertet përplasur brigjeve, përcjellin të shpirtit tonë melodi…

nga libri – KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top