You Are Here: Home » Kuriozitete » Kthimi i një legjende

Kthimi i një legjende

Nga Lorena Stroka

Dikur Heminguej dhe shumë emra të shquar të kohës ishin të dashuruar marrëzisht me pijen absinthe. Një pije e cila shënonte klientelën më të madhe në shekujt e shkuar – e shoqëruar nga histori të çmendura si rrjedhojë e konsumimit të saj. Historianët dëshmojnë se mbi tridhjetë mijë “zotërinj” në Paris, midis të cilëve dhe shumë artistë të dëgjuar konsumonin me kënaqësi absinthe në vitin 1860. Cilido që hynte në mjediset kulturore nuk rezistonte pa shijuar një gotë nga pija legjendare.  Tuluz Lotrek thuhet se vërdallosej shtëpive publike duke mbajtur gjithmonë me vete absinthe brenda një bastuni bosh. Kjo pije alkoolike  e njohur ndryshe edhe si Zana e Gjelbërt rridhte me bollëk gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, kryesisht në Parisin e bohemëve sepse ishte e lirë dhe në dispozicion, në një kohë kur thatësira kishte pushtuar vreshtat franceze. Por në 1905 pasi një Zvicëran kishte ekzekutuar të gjithë familjen e tij pas konsumimit të absinthe – pijes se shumëdiskutuar – (e cila ishte lidhur me vetë-gjymtimin e Van Gogh në vitin 1888 dhe fajësohej për krijim halucinimesh) u karakterizua e rrezikshme dhe u ndalua në mbarë botën. Njëqind vjet më vonë shkenca vërteton se përbërësi aktiv i pijes, thyioni ose thougioni një substancë kimike e bimës absinthe, nga e cila prodhohet pija – është e sigurtë në përqëndrim të ulët. Kështu që absinthe famëkeqe ligjërohet sërish dhe bëhet e njohur. Absinthe është tashmë e lejueshme në Britaninë e Madhe, Spanjë, Portugali dhe Republikën Çeke. Përdoruesit e pijes pohojnë se shija e saj është freskuese kur hollohet ashtu siç duhet me ujë, ndërsa shumë të tjerë thonë se është e hidhur dhe nuk e preferojnë. Për t’ju shmangur famës së keqe që ka tani është prodhuar një pije e ngjashme, duke i ndërruar vetëm emrin nga absinthe në absente. Por edhe kjo pije përbëhet nga 55% alkool dhe ka ende ngjyrën e gjelbërt.

Receta: Pasi hidhet një masë rreth 25 mlg në një gotë të qelqtë rezistente ne nxehtësi, i vendoset mbi vete një thikë (ose lugë kafeje) dhe një kub sheqeri. Pijes i vihet flaka ndërsa sheqeri i djegur fillon dhe pikon gradualisht në brendësi te gotës.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top