You Are Here: Home » Mjekësi » Krioprezervimi (ngrirja e vezëve) me metodën Vitrification

Krioprezervimi (ngrirja e vezëve) me metodën Vitrification

Nga Lorena Stroka

Krioprezervimi është një teknikë ndihmëse riprodhimi, që i jep mundësinë grave të ngrijnë vezët e tyre me qëllim që të zgjedhin vetë ato çastin kur dëshirojnë të bëhen nëna. Në Europë kanë lindur shumë fëmijë nëpërmjet këtij procesi, i cili ka të njëjtat përqindje suksesi me përdorimin e vezëve të pangrira. Kjo teknikë do të vazhdojë të zhvillohet në të ardhmen, pasi avantazhet që i ofron gruas janë shumë të rëndësishme. Me këtë metodë gruaja mund të ruajë fertilizimin e saj, në rast se nevojitet terapi mjekësore që ndikon negativisht te ajo.

Cilat janë avantazhet e krioprezervimit?

Me kalimin e viteve, fertilizimi i gruas reduktohet vazhdimisht për shkak të plakjes së vezoreve, për këtë arsye, probabiliteti të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale dhe të lindë një fëmijë të shëndetshëm është mjaft i ulët. Kjo do të thotë se gratë lindin me një “depozitë” të veçantë vezësh të cilat gradualisht reduktohen (në çdo cikël humbasin rreth 1000 vezë dhe pas moshës 35 vjeç mbetet vetëm 10% e “depozitës”). Gjithashtu reduktohet dhe cilësia e vezëve kështu që nuk do të ishte e çuditëshme që një grua 38 – 40 vjeç të mos ketë më vezë të përshtatshme për të lindur një fëmijë të shëndetshëm. Kjo ndodhë sepse mosha e gruas ndikon negativisht në procesin e prodhimit të vezëve duke drejtuar në përpjekje të dështuara fertilizimi ose në kromosome anormale si për shembull Syndrome Down. Ngrirja e vezëve gjatë moshës se re të gruas, ndihmon në anashkalimin e problemeve të tilla…

Në cilat raste kryhet krioprezervimi?

  1. Për ruajtjen e fertilizimit sa të femrave beqare, po aq dhe të çifteve të martuara që anullojnë vazhdimisht lindjen e fëmijëve për arsye profesionale.
  2. Para terapisë për kancerin. Kimioterapia dhe rrezet shkaktojnë dëmtime të parikthyeshme të vezëve. E vetmja mënyrë fertilizimi është ngrirja e vezëve para terapisë.
  3. Arsye të tjera mjekësore, si heqja e vezoreve.

Si kryhet krioprezervimi?

Fillimisht bëhet mbledhja/koleksionimi i vezëve pas një stimulimi hormonal të vezoreve. Në vazhdim, vezët ruhen në temperaturë shumë të ulët duke shmangur formimin e kristaleve në brendësi të tyre. Për t’u arritur kjo, përdoret një sasi e madhe e një lëngu të veçantë, i cili mbron membranën e vezëve. Më vonë, kur dëshirohet shtatzëni, vezët hiqen nga ngrirja dhe fertilizohen. Transportimi i embrionit bëhet pas 2 – 3 ditësh, pa u nevojitur terapi hormonale./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top