You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREMI HIDRATUES QË PËRDOR UNË

KREMI HIDRATUES QË PËRDOR UNË

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Tema e sotme ka të bëjë me llojet e lëkurës. Moti i ftohtë e dëmton shumë lëkurën, sidomos atë të fytyrës. Fajtori kryesor është thatësia, dhe kjo ndodh për shkak të niveleve të ulta të lagështisë në atmosferë dhe në brendësi të shtëpive tona.

Faktorë të tjerë ndikues janë gjendrat dhjamore, të cilat në të ftohtë prodhojnë më pak yndyrnë, si dhe larja me të ujë të nxehtë, shkencërisht është vërtetuar se sa më shumë lahemi me ujë të nxehtë, aq më tepër përshpejtojmë largimin e yndyrnës natyrale të lëkurës.

Por çfarë mund të bëjmë për të luftuar thatësinë dhe për ta mbajtur lëkurën të butë dhe elastike gjatë gjithë dimrit? Ja çfarë bëj unë:

Çdo ditë zgjohem në orën 6:45. Laj dhëmbët. Hedh disa pika sapuni të lëngshëm Kastilis (ose Apvita Natural Soap) në pëllëmbën e dorës dhe një lugë gjelle mjaltë (të pastër), i fërkoj me njëra-tjetrën derisa shkumohen dhe pastaj laj fytyrën me lëvizje rrethore (Kastilis përbëhet nga vajra bimorë, në të kundërt me sapunët e tjerë që kanë yndyrna shtazore. Kastilis përmban vaj ulliri, bajameje, kokosi, kërpi dhe jojoba). Në vazhdim, bëj dush me ujë të vakët. Thaj flokët, krihem, aplikoj kremin e trupit, kremin hidratues të fytyrës (GARNIER), bëj një lyerje të lehtë, më shumë për shkëlqim, vishem dhe filloj punën duke shijuar paralelisht kafenë time të preferuar./AlbStroka.com/Disi kështu fillon dita ime…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top