You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM NË KUSHTE SHTËPIE PËR ZBUTJEN/MBUSHJEN E RRUDHAVE TË TRUPIT

KREM NË KUSHTE SHTËPIE PËR ZBUTJEN/MBUSHJEN E RRUDHAVE TË TRUPIT

krem-trupi-albstroka-blog-sekrete-bukurie-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithë!

Lëngu magjik i aloe verës fsheh brenda tij një farmaci të tërë. Miqtë e kësaj bime të dobishme nuk janë (vetëm) të tanishëm, por, dhe më të hershëm. Mbretëreshat e Egjiptit e përfshinin në pjesën më të madhe të kurave të bukurisë, mjekët romakë e grekë e përdornin për mjekime të shumëllojshme, ndërsa Aleksandri i Madh arriti të pushtonte një ishull të tërë (Socotra), në Oqeanin Indian, me qëllim që të kultivonte sasi të mëdha aloe vere, për shërimin e ushtarëve të plagosur.

Duke qenë se zbulimet që kryhen në lidhje me efektet e kësaj bime janë gjithnjë e më impresionuese, emri i saj është bërë sinonim i “rinisë së përjetshme…” pse jo dhe tundimi më i pa rezistueshëm i çdo femre (kryesisht).

Sot, nuk do t’i referohem trajtimit të fytyrës, por, vetëm atij të trupit. Në mënyrë të veçantë, do të njihemi me një recetë-eliksir, e cila ka si qëllim fuqizimin e bukurisë trupore. Është gabim të mendohet se vetëm fytyra ka nevojë për përkujdesje, shenjat e kohës nuk bëjnë dallime… janë po aq të pamëshirshme dhe ndaj trupit! Kremi i mëposhtëm me efekte të shumëfishta, ndihmon në ruajtjen ose fitimin e freskisë, ripërtëritjen e lëkurës dhe zbutjen/mbushjen graduale të rrudhave të trupit. Është i këshillueshëm për të gjitha moshat!

Përbërësit

2 lugë gjelle aloe vera

100 ml vaj bajame

1 lugë gjelle dyll blete

4-5 pika vaj esencial palisandër

Përgatitja

Si fillim, shkrini në temperaturë jo shumë të lartë dyllin e bletës, në vijim, shtoni aloe verën, vajin e bajames dhe përziejini mirë së bashku derisa të formohet një masë homogjene. Pastaj hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak, shtoni vajin esencial dhe përziejeni sërish. Mandej vendoseni në një vazo prej qelqi dhe ruajeni në derën e frigoriferit. Aplikojeni çdo mbrëmje para se të flini, (natyrisht pasi të keni bërë dush)./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top