You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM NË KUSHTE SHTËPIE PËR PAKËSIMIN E RRUDHAVE TË BALLIT, SYVE DHE QAFËS

KREM NË KUSHTE SHTËPIE PËR PAKËSIMIN E RRUDHAVE TË BALLIT, SYVE DHE QAFËS

albstroka-blog-maska-flokesh-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Për shumë femra, shfaqja e rrudhave të fytyrës është veçse një proces biologjik që nuk duhet ndërprerë dhe se ajo që meriton vërtet vëmendjen tonë është vetëm shëndeti i botës së brendshme. Të njëjtit mendim i bashkohet edhe motra ime, e cila nuk i friket kalimit të viteve apo vijëzime të mundshme, (në fakt këtë e thotë tani që është 35 vjeç, nuk e di nëse do të mendojë njëlloj pas disa vitesh). Por, ka edhe të tjera (si puna ime), që e kanë të vështirë t’i pajtohen kësaj bindjeje, kryesisht pjesës së parë. Shumë herë pamja fizike ndikon edhe atë psikologjike. Kur na jepet mundësia për ta përmirësuar, pse të mos ta bëjmë?! Receta e mëposhtme është një hap drejt kësaj përpjekjeje…

Përbërësit

2 lugë gjelle dyll blete

2 lugë çaj lëng të zjerë zambaku

1 lugë çaj lëng trëndafili

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle vaj farash rrushi

1 lugë çaj pluhur petalesh

4-5 pika vaj esencial livando

Përgatitja

Në një xhezve shkrini në temperaturë të ulët dyllin e bletës bashkë me vajin e rrushit. Mandej, hiqeni nga zjarri dhe shtoni përbërësit e tjerë. Përziejini mirë së bashku, derisa të krijohet një masë homogjene. Kur të ftohet plotësht, hidhni vajin esencial dhe ruajeni në një vazo të errët me kapak hermetik...

Aplikimi

Aplikojeni çdo darkë para se të flini në lëkurë të pastër, (fytyrë, sy, qafë) duke bërë masazh të lehtë mbi rrudha. Përdorimi i produktit këshillohet të kryhet brenda 14 ditëve.

*Këshillë shtesë

Te moshat mbi 40 vjeç, ky krem mund të mbulojë të gjitha nevojat e lëkurës për hidratim, mjafton të shtohet 1 lugë gjelle vaj gruri si dhe të gjysmohet sasia e vajit të farave të rrushit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

 

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top