You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM NË KUSHTE SHTËPIE PËR HEQJEN E PUSHIT TË FYTYRËS

KREM NË KUSHTE SHTËPIE PËR HEQJEN E PUSHIT TË FYTYRËS

KREM-PER-HEQJEN-E-PUSHIT-TE-FYTYRES-ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-MASKA-KESHILLA-SEKRETE-BUKURIE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ndoshta disa prej jush presin që të postoj përditë diçka të re lidhur me maskat apo kremrat e bukurisë. Mirëpo, më të shumtën e rasteve kjo gjë është e pamundur, për arsye kohe. Jo të gjithë vizitorët e faqes janë femra apo interesohen vetëm për një kategori të caktuar shkrimesh… Nisur nga kjo, mundohem ta pjesëtoj kohën në mënyrë të tillë që të përballoj të shkruaj pak e nga të gjitha.

Shpesh më pyesin për ndonjë recetë specifike lidhur me depilimin e qimeve (pushit) të fytyrës. Bëhet fjalë për disa qime të holla në pjesët anësore të faqeve, të cilat janë shumë të bezdishme, sidomos kur grimohemi, ngatërrohen bashkë me kremrat dhe bëhen si “llaç”. Shkurtimisht, po ju them t’i hidhni një sy recetës së mëposhtme, e cila besoj se do t’ju zgjidhë punë, dhe të lini mënjanë metodat me dyll të nxehtë apo brisk (kryesisht për lëkurën e fytyrës):

Përbërësit

1 lugë gjelle kurkumë (turmeric)

1 lugë gjelle krem të freskët qumështi

1 lugë gjelle miell bizelesh

1 filxhan (të vogël) kafeje qumësht të freskët (po s’patët lopë në shtëpi, u pa puna, blini në supermarket)

Përgatitja

Në një tas përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një pastë e trashë. Pastaj aplikojeni (jo njëherësh) vetëm në ato pjesë ku keni më shumë qime (jo në të gjithë fytyrën) duke e lënë të veprojë rreth 20-25 minuta. Në vazhdim, fërkojini me mollëzat e gishtave (jo nga lart-poshtë, por nga poshtë- lart) derisa të hiqen plotësisht. Ka të ngjarë që nga përdorimi i kurkumës të krijohen disa shenja të verdha në lëkurë, mos u shqetësoni se është diçka kalimtare, pra, çështje orësh!/albstroka.com/Tregohuni të duruara, sepse asgjë nuk arrihet që për herë të parë… sa t’ia merrni pak dorën…

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top