You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM BIO PËR HEQJEN E RRUDHAVE TË SYVE ME PROTEINA MËNDAFSHI, DYLL ULLIRI DHE…

KREM BIO PËR HEQJEN E RRUDHAVE TË SYVE ME PROTEINA MËNDAFSHI, DYLL ULLIRI DHE…

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-SHKRIME-MASKA-BUKURIE-LORENA-STROKA-BIOGRAFIA-FOTO-WIKI© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Proteinat e mëndafshit janë mëse të njohura për hidratimin dhe lëmimin e lëkurave të lodhura e të dëmtuara. Falë peshës së ulët molekulare që ato kanë, aminoacidet e proteinave të mëndafshit depërtojnë shtresat e sipërme të lëkurës dhe mbledhin sasi të konsiderueshme uji duke siguruar në këtë mënyrë hidratim efektiv.

Nga ana tjetër, vaji i arganit është një ushqyes i mirë me veti antioksidante. Në mënyrë të veçantë, ai përmban më shumë se 75% acide të pangopura yndyrore, vitaminë E, sterole dhe komponime fenolike. Falë kësaj përbërjeje të pasur, ky vaj është shumë efikas për luftimin e plakjes së parakohshme dhe varjen e lëkurës. Ndërsa locioni i kamomilit tradicionalisht është cilësuar si produkti më ideal për kujdesin e lëkurave të ndjeshme.

Përbërësit

15 ml locion kamomili

5 ml vaj argani

2 ml dyll ulliri

0.3 ml proteina mëndafshi

0.4 ml konservues natyror Leucidal

Përgatitja

Si fillim, merrni dy xhezve, në të parën, shtoni vajin e arganit dhe përzjerësin natyror (olivem), ndërsa në tjetrën, locionin e kamomilit. Në vazhdim, vendosini që të dyja (xhezvetë) në një tenxhere të madhe me ujë duke i lënë të ngrohen në zjarr për disa minuta, derisa temperatura të shkojë 65 gradë celsius. Mandej hiqini nga tenxherja, dhe në një gotë të madhe hidhni përzierjen e xhezvesë së parë (vajin me dylin e shkrirë) dhe pastaj locionin. Në vazhdim, përziejini mirë së bashku derisa të krijohet një masë homogjene. Pas 2-3 minutash shtoni proteinat e mëndafshit dhe konservuesin natyror (ekstraktin e rrepkave) dhe vijoni përsëri me përzierjen. Në fund, hidheni kreminin në një vazo prej qelqi të sterilizuar e me kapak hermetik. Ruhet në frigorifer 2-3 muaj./albstroka.com/Për efekte sa më të mira aplikojeni çdo ditë.

Mbremje të këndshme!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top