You Are Here: Home » Mjekësi » Konsumoni sa më shumë domate

Konsumoni sa më shumë domate

Nga Lorena Stroka

Domatja është një ushqim i shijshëm dhe i çmuar që nuk duhet të mungojë nga asnjë program ushqyerjeje. Është ideale për dietë, sepse ka pak kalori, mjaft vitaminë C që përforcon mbrojtjen e organizmit dhe acid folik. Midis të tjerave  ia vlen të përmendet se konsumi i saj është i domosdoshëm edhe për rindërtimin e qelizave.

Pigmenti i kuq që përmban domatja është licopeni

Licopeni është një nga antioksidantët më të fuqishëm dhe të dobishëm për eleminimin e radikaleve të lira që shkatërrojnë qelizat e trupit.  Ndihmon gjithashtu në funksionin e mirë të zemrës, shëndetin e prostatës dhe pankreasit.

Studimet kanë treguar se burrat që konsumonin dhjetë domate në javë reduktuan probabilitetet e shfaqjes së kancerit deri në 45%, ndërsa për sa i përket të dy gjinive, probabilitetet e shfaqjes së disa llojeve të kancerit, si ai i stomakut dhe zorrës së trashë,  u reduktuan deri në 60%.

Parandalimi i kancerit të mushkrive është një dobi tjetër që rezulton nga konsumimi i domates. Studimet e kohëve të fundit treguan se domatet përmbajnë dy komponime të rëndësishme, të cilat bllokojnë disa nga substancat kancerogjene që gjenden në duhan. Kështu, vetitë e dëmshme të duhanit ulen ndjeshëm.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top